Nji lajm i mirë për mesuesit e Shqipnisë, sa po ju rritet rroga!

Ministri i Financave Arben Ahmetaj në takimin me mësuesit nga krejt Shqipnia tha se ata kanë me perfitue nji rritje rroge mesatarisht 10% e para simbas tij, pa marrë borxh.

“Nuk asht nji rastësi që vijmë në këtë ditë me krenari për me deklarue rritjen e rrogave dhe pensione mesatarisht 10%”, tha ai.

Ahmetaj nënvizoi se: “Rritja e rrogave dhe pensioneve në të kaluemen asht ba me borxh, borxh në kurriz të femive të shqiptarëve dhe tatimpaguesve. Kjo asht rritja e parë që nuk krijon borxh. Në 2017 kemi me ungj borxhin publik të paktën me 1%”.