Nji lajm nga Zvicra për emigrantët

Si përgjigje mbas miratimit të iniciativës për reduktim të emigracionit në Fror të vitit 2014, Këshilli Federal ka reduktue kuotat për punëtorë të kualifikuem nga vendet jashtë BE’s dhe EFTA’s.

Për vitin 2015 ishin lejue 6500 leje, 2000 ma pak se në vitin e kaluem. Për vitin aktual 2016, Këshilli Federal ka mbajtë këtë numër edhe ma të ulët.

Tash Qeveria në Bernë ka me përcaktue për vitin e ardhshëm kuotat për vendet e treta. Për presidentin zvicran, Johann Schneider-Ammann, asht e qartë se duhet të lëshohen ma shumë leje. Kompanitë zvicrane këtë vit banë thirrje për kuota ma të nalta.

“Na duhet të kthehemi aty ku ishim në vitin 2014”, deklaroi ministri.

Schneider-Ammann kërkon 2000 leje shtesë për shtetasit e vendeve të treta, ku rezultojnë me në njo total të ri prej 8500 leje pune./albinfo