Nji Maji e len “dajën” ma s’paku edhe dy ditë në Dyz

azemsyla

Për shkak se institucionet e vendit nuk punojnë të Hanën, ish-deputetit te PDK’s Azem Syla, do i duhet me qëndrue në burgun e Dyzit ma s’paku deri të Martën.

Festa e 1 Majit e ka shty edhe vendimin për ankesën ndaj paraburgimit për Sylën.

Sipas Ligjit për Festat Zyrtare, dita e 1 Majit asht ditë pushimi dhe këtë vit, për shkak se kjo datë ka qëllue të Diellën, institucionet e vendit kane me pushue edhe ditën e Hanë.

Perndryshe, gjykatësi i procedurës paraprake ka vendos të Shtunën që ndaj Azem Sylës të caktojë masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Ndaj kësaj mase mbrojtja ka paralajmërue ankesa.

Ne ankesën e kemi përpiluar por për shkak të festës dhe për shkak se ne jemi një shtet i pasur dhe nuk kemi nevojë me punu ankesa nuk mund të dorëzohet në Gjykatë deri të martën”, tha avokati Tomë Gashi. Ai vazhdon me quejte të padrejtë vendimin për klientin e tij.

Vendimin për paraburgim e kemi kundërshtuar në të gjitha bazat për të cilat mund të kundërshtohet paraburgimi e posaçërisht mungesën e provave pasi që edhe vet gjykatësi dhe prokurori në vendimin për caktimin e paraburgimit thonë se provat për Azem Sylën janë të mjegulluara”, tha Gashi për KALLXO.com.