Nji milion vende të lira pune, Gjermania kërkon punëtorë

Sot në Gjermani ka mbi nji milion vende të lira pune dhe rreth 3 milionë vetë që kërkojnë punë. “Nji disbalancë e tillë, – thotë “Deutsche Welle”, tue citue ekspertë të fushës, – lidhet me transformimin e tregut të punës”.

Në disa degë, si p.sh në bujqësi apo pylltari, nuk ka ma nevojë për forca të reja. Ndërsa, në mjaft sektorë të tjerë, kërkesa asht tepër e naltë.

Alexander Kubis, nga Instituti “IAB”, thotë se vendit nuk i mungojnë punëtorët e kualifikuem. Por sërish, disa zona dhe sektorë ndeshen me probleme të mëdha për gjetjen e fuqisë punëtore.

Vende të lira pune ka me bollëk në sektorin e logjistikës dhe atë të magazinimit. Mungesë dhe nevojë vërehet gjithashtu në sektorin e ndërtimit, atë të shëndetësisë dhe të përkujdesjes mjekësore.

Simbas tij, kriter kryesor i punësimit mbetet shkollimi dhe cilësia e tij, e kjo gja shihet jo vetëm te profesionet akademike, por edhe te personat që përfundojnë shkollat profesionale.