Nji muej paraburgim ndaj të dyshuemve për sulmin në Konsullatën Turke!

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovue kerkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tue i caktue masën e paraburgimit prej nji mueji pesë të dyshuemve nga Prizreni me inicialet I.S. , E.S. , B.S. , E.S. ,B.S.

“Të pandehunit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.11.2016, rrethe orës 04.21 min. në Prizren, në rrugën ‘Remzi Ademi’ pikërisht n’objektin e Konsullatës Turke, në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasuninë, në atë mënyrë që tue ndezë fitilat e dy shisheve me mollotovë i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës.

Gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim t’objektit të njajtë ku si pasojë e këtij sulmi asht thy nji xham i nji dritareje dhe asht shkaktue tymosje e murit dhe të njajtit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Me këtë veprim, këta persona dyshohen se kanë krye veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryemje nga neni 365 parag. 1 lidhun me nenin 31 të KP- të Kosovës.