Nji muej paraburgim të dyshuemve të drogës rekord

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovue kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuem si PP/I.nr.144/17, të datës 13 Shtator 2017, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehunit V.Z dhe F.A. shtetas të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa nga gjykata.

Të pandehunit dyshohet se në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, pa autorizim, kanë pregaditë për transport dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpall me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga Njisiti i DHTN në Ferizaj, në nji depo që banë grumbullimin dhe transportimin e mallnave për në shtetet perëndimore, janë gjet dhe sekuestrue njiqind e tridhjetë e pesë (135) kg substanca narkotike të dyshueme të llojit marihuanë, e cila ka qenë e msheft në katër dhetë (40) copë dyer, të pregadituna për eksport.

Shperndaje në: