Nji person i therr me thike 4 nxanës në Drenas, dërgohen me urgjencë në QKUK

Katër persona janë therr me thikë në shkollën e mesme teknike në Drenas.

Burimet mbrenda Policisë së Kosovës thane se sot rreth orës 13:00, në Poklek të Drenasit, nji person i ka therr me thikë 4 nxanës në shkollë, të cilët me urgjencë janë dërgue në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjiherë tana njësitet përkatëse policore, të cilat po merren me rastin.

S’asht raportue ende për identifikimin apo arrestimin e të dyshuemit.

 

thike1 thike2