Nji person u vra e 9 u plagosen në SHBA

Atmosferën e festave në New Orleans të Shteteve të Bashkueme të Amerikës e prishen disa të shtëna me armë të cilat i kushtuen jetën nji personi dhe u plagosen 9 të tjerë.

Askush nuk e di ende përse agresori hapi zjarr në nji nga rrugët ma të famshme të qytetit, Bourbon, lagjen historike franceze.

Tashma policia ka arrestue 2 persona, njani prej tyne asht pjesë e të lenduemve.

Prezenca e policisë në zonë ishte e madhe në kohën e incidentit mbasi po zhvillohej nji lojë futbolli dhe ata po monitoronin situatën.