Nji punim shkencor thote se doren e njeriut e ka krijue Zoti!

Punimi shkencor me titull ‘Biomechanical characteristics of hand coordination in grasping activities of daily living’, asht shkrue nga nji ekip i shkencetareve, tre prej tyne prej  Universitetit Huazhong te Kines, dhe nji prej Worcester Polytechnic Institute ne  Massachusetts.
Ky punim shkencor qe u publikue mandej ne revisten shkencore PLOS ONE, shkaktoi polemika te shumta dhe reagime.

Ne fjaline e pare te punimit thuhet se lidhja mes muskujve dhe levizjeve te dores asht produkt  “i nji dizajni te perkryem nga Krijuesi”, raporton The Independent.

Ma poshte ne punim thuhet se koordinimi “indikon misterin e invencionit te Krijuesit” dhe konkludon se arkitektura mekanike e dores asht rezultat i “dizajnit te perkryem te Kreatorit”.

Me ju referue Zotit ne nji reviste shkencore natyrisht qe atakoi krejt komunitetit shkencor, qe filluen me sulmue revisten edhe punimin.

Autoret e hulumtimit u arsyetuen se referimi si “Krijuesi” asht ma shume gabim ne perkthim sesa besim ne dizajn intelegjent, ne Zot.

Komentuesit tjere e quejten hulumtimin ‘te papranueshem’ dhe ‘pune e bame keq’, dhe kerkuen qe kjo reviste me u mbyll derisa nuk permiresohet.