Nji serb fiton zgjedhjet në…Srebrenicë!

Komisioni Qendror Zgjedhor në Bosnjë Hercegovinë ka konfirmue se rezultatet e zgjedhjeve lokale në këtë vend kallxojnë se nji serb i Bosnjës asht zgjedhë si kretar i komunës së Srebrenicës, për të parën herë prej vitit 1999.

Simbas rezultateve të konfirmueme sot, politikani serb, Mladen Grujicic, i ka fitue 54.4% të votave në zgjedhjet e 2 Tetorit, tue i shkaktue disfatë kryetarit të deritashëm mysliman, Camil Durakovic, shkruen Aljazeera.

Durakovic, ma herët, i pat kontestue rezultatet, tue pretendue se ka pasë “parregullësi” gjatë votimeve.

Rezultatet preliminare kallxonin se Grujicic kishte fitue 70% të votave në Srebrenicë.