Nji shpërthim afër urës së Ibrit

Nji shpërthim i fuqishëm asht ndigjue natën e mbramshme afër urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, por për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduem.

Burimet e KosovaPress’it banë të ditun se mjeti shpërthyes asht hedh n’ora 23:58 minuta në rrugën “Osllobogjenie”, që ndodhet afër urës.

KosovaPress kanë tentue disa herë të marrin prononcim nga përgjegjësit e policisë në veri rreth këtij incidenti, por nji gja e tillë ka qenë e pamundun.