Nji shqiptar ka humb jetën, 7 të plagosun nga termeti n’Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipnisë ka dhanë edhe lajmin e keq. Nji shtetas shqiptar ka humb jetën nga tërmeti në Itali, ndërsa numri i të plagosunve ka shkue në shtatë.

 

“Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e godituna nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humb jetën dhe numri total i shtetasve shqiptarë te plagosun arrinë ne 7 vete”, thuhet në njoftimin e MPJ’s.

 

Ma tej ministria sqaron se nga kontaktet qe Ambasada shqiptare ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, bahet e ditun se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te maposhtëm:

 

1-Xhesika Hasani

2-Sara Hasani

3-Romina Duro

4-Lori Duro

5-Hatixhe Hasanaj

 

Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet:

 

6-Xh.T

 

Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne nji gjendje ma të randë shtetasja shqiptare me inicialet:

 

7-E.T

 

Ministria e Punëve te Jashtme i shpreh ngushëllimet ma te thella familjes se viktimës dhe uron ne shërimin e shpejte te plagosunve. Ambasada e Republikës se Shqipnisë ne Rome asht e angazhueme për te ndjek hap mbas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardh ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosun.