Nji simbol kritik ndaj BE’s n’Ditën e Europës

instalacioni

Dita e Europës po shenohet sot me ma shumë se 20 aktivitete të ndryshme zbavitëse, edukative dhe kulturore.

Mirëpo, në sheshin “Nanë Tereza” në Prishtinë asht vendos nji instalacion kritik ndaj Bashkimit Europian.

Shpalosja e këtij instilacioni asht nji “shuplakë” ndaj BE’s, ndaj të cilit asht kritikue për vonesat në integrimin e Kosovës në familjen e saj.

Ideatorët thonë se ky objekt do të jetë simbol i izolimit shumëvjeçar të Kosovës dhe sfidave që e presin në t’ardhmen shtetin ma të ri të Europës.
Njani prej ideatorëve të këtij instalacioni, Etrit Zeneli tha se 6 pullat e simbolizojnë Kosovën dhe lanien anash të vendit tonë.

I pranishëm në shpalosjen e këtij objekti ishte edhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku.

Ai tha se instalacioni asht nji rikujtim për gjithë ata që banë përpjekje për integrime europiane.

 

2-instalacioni

 

3-instalacioni