Nji tërmet 6.4 ballë Rihter godet Kinën!

Nji tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi sot krahinën kineze të Qinghait, në veriperëndim, nji zonë ku ndodhin lëkundje të vazhdueshme sizmike, theksoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).

“Epiqendra e tërmetit u lokalizue në prefekturën autonome tibetiane të Yushu dhe në nji thellësi prej 32 kilometrash”, simbas USGS’s tue shtue se mundësia për viktima dhe dame asht e ulët.

“Rajoni i Yushusë ishte godit në Prill të vitit 2010 nga nji tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,9 ballë të shkallës Rihter tue shkaktue vdekjen e rreth 2 700 personave”, simbas medias shtetnore.