Nji tërmet tjetër e dridhë Maqedoninë

Enti seizmologjik i Maqedonisë ka regjistrue nji tërmet të fuqishëm që ka dridhë shumë fortë Maqedoninë.

Tërmeti ka ndodhë rreth orës 2 e gjysë mbas mesnate dhe ka pasë fuqinë e dridhjes prej 4 shkallë të Rihterit.

Ky tërmet asht ndje në qytetet Shkup, Ohër, Krushevë, Gjevgjeli, Strugë dhe rrethinën e këtyne. Telegrafi Maqedoni.