Nji tjetër shqiptare në mesin e të plagosunve në Munich

Nji tjetër shqiptare nga Kosova mësohet se asht në mesin e të plagosunve nga masakra e Munich.

Ajo asht 44 vjeçarja Lumnije Azemi.

Siç raporton Klan Kosova, lajmi asht ba i ditun nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kjo e fundit asht njoftue zyrtarisht se tre prej të vramëve në Munich janë edhe kosovarët Armela Segashi, Dijamant Zabërgja, si dhe shqiptarja Sabina Sulaj e cila asht në identifikim e sipër, ndërsa Lumnije Azemi asht e plagosun.