Nji vjet nga ratifikimi i MSA në Kuvendin e Kosovës

Sot bahet nji vjet qysh kur Kuvendi i Kosovës ka ratifikue Projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes BE’s dhe Kosovës.

Nga 87 deputetë sa ishin prezentë, kjo marrëveshje u ratifikue me 86 vota pro, ndërsa deputetët e opozitës patën lëshue sallën.

Kosova dhe Bashkimi Europian nënshkruen më 27 Tetor në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, tue shënue kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhanieve kontraktuale me BE’në

Marrëveshja, e cila u nënshkrue në nji ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluen në Tetor të vitit 2013.