Nji vjet nga sulmet terroriste në Francë, presidenti Hollande viziton vendet ku ndodhën masakrat

Presidenti francez Francois Hollande vizitoi sot në Paris, secilin prej 7 vendeve ku ndodhën sulmet terroriste në nderim të 130 njerëzve që u vranë: Stadiumin kombëtar, 5 bare dhe restorante dhe sallën e koncereve Bataclan, njofton Daily Mail.

Franca kujton sot tmerret e nji viti ma parë, kur ekstremistët islamikë sulmuen bare, restorante dhe të tjera vende simbolike të jetës së gëzueshme që mishnon Parisi tue e kthye nji natë të qytetit në nji vërshim dhune që tronditi kombin në çdo qelizë.

Më 13 Nandor 2015, tre grupe terroristësh vunë vulën e tyne makabre në stadiumin kombëtar të Francës, në 5 bare dhe restorante në perendim të Parisit dhe në sallën e koncerteve Bataclan. I ashtuquejtuni Shtet Islamik mori përgjegjësinë për këto sulme.

Përveç të vramëve, 9 persona mbetën në spital nga sulmet dhe të tjerë janë paralizue ose kanë marrë plagë të pashnoshme.

Ma shumë se 600 persona janë ende tue marrë trajtim psikologjik mbas natës së terrorit.

bataclan_61479032369 bataclan_71479032371 bataclan_81479032374

Police officers hold flowers, given by people near the Bataclan concert hall in Paris, France, Saturday, Nov. 12, 2016. A concert by British pop legend Sting is marking the reopening of the Paris' Bataclan concert hall one year after suicidal jihadis turned it into a bloodbath and killed 90 revelers with automatic weapons and explosive belts. (AP Photo/Kamil Zihnioglu)

bataclan_141479032382