Njihuni me fotozhurnalistin shqiptar me fame botnore Agron Dragaj

Me fotozhurnalizem merrem gati 2 dekada. Asht çashtje qe njerezit nuk tentojne me kuptue tamam se çka asht fotozhurnalizmi, tha i ftuemi i dyte ne Rrokum Roll fotoreporteri – Agron Dragaj.

“Motoja ime e jetes ka qene gjithmone, nese ban diçka – bane me pasion. Une gjithmone jam çu e kam thane se kam me tregue edhe nji storie te re”, kallxoi Dragaj.

“Asht e paparashikueshme se sa shume munden me shkaterrue njerezit, mandej kam mendue per familjen time, dhe kam mendu qe edhe na kemi kalue ne ato gjana”, tha fotoreporteri tue fole per konfliktet ne vende te ndryshme te botes, neper te cilat ka realizue storie.

Dragaj tha se per me ba kete pune, duhet me i krijue vet disa filtera qe nuk te lane me u lshue krejt ne ato storie.

“Asht veshtire, asht teper veshtire”, theksoi ai.

Gjithmone si fotograf na e kemi nji baze, tha ai tue i kallxue vendet ku ka shkue. Nder vendet qe permendi Dragaj jane Shrilanka, Filipine, Azia e Lindjes, Tajlanda e Bangkoku.

“Nese shkon ne zona konflikti, duhet me ba sigurimin, shumekush nuk e ka, por une per fat e kam”, tha Dragaj dhe numeroi edhe gjanat tjera qe duhet me i pase nji fotoreporter.

Dragaj ne vazhdim kallxoi se ka qendrue rreth 5 vjet ne Shrilanka per me i dokumentue ngjarjet ne kete vend, e sidomos mbas kolonizimit. Ai shtoi se nuk e ban kete pune per me njofte audienca se kush asht Agron Dragaj, por qysh tha ai, kete pune e ban se i pelqen, e ka pasion.
Tue i komentue fotografite qe i solli ekskluzivisht ne Rrokum Roll, Dragaj tha se grupet e ndryshme te rebeleve jane shume komunikues, por per shkak se mendojne qe me ane te xhirimeve ose fotografive munden me i gjete autoritetet e vendeve se kush jane ata, nuk duen me pase shume komunikim me kamerat.
“Ne Afghanistan kam qene disa here, kam ba storie per punetoret e vaksinimit dhe krejt ne fund ka dale nji storie pozitive”, tha nder tjera per nji storie te tij te realizueme ne Afghanistan, rreth vaksinimit kunder polios, per te cilen talibanet kane thane se asht haram.

Ai tregoi se mbas krejt ketyne storieve, e qetesojne fotografite e natyres, disa prej te cilave i ka publikue ne National Geography.

Tue i kallxue llojet e fotografise qe i ban, Dragaj kallxoi se ka ba fotografi edhe te markes se shtrejt te veturave “Bugati”.

Krejt ne fund Dragaj kallxoi se ka vendos pak me u largue nga vendet e konfliktit e me ju perkushtue gjanave sociale, per vetedijesimin e popullates per çashtje te ndryshme.