Njihuni me shqiptarin që po synon me drejtue California’n

Klement Tinaj ka fillue turneun e tij të fushatës politike për kandidaturën e guvernatorit të California’s. Tinaj shpalli kandidaturën në Prill 2017.

Në San Diego Tinaj u takue me të moshuemit te Qendra “Senior Citizens of Encinitas” ku fokus ishte shëndetësia për amerikanët e California’s. Ndërsa, në klinikën ushtarake “New Chico VA Outpatient Clinic” asht takue me veteranët dhe ushtarët amerikanë, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Jam shumë i kënaqun me grupet rinore dhe vullnatare që janë krijue në California për me mbështetë kandidaturën time. Kam nji ekip të mrekullueshëm dhe së bashku po sjellim nji frymë të re për rininë dhe familjet e California’s,” tha Klement Tinaj.

“Due me qenë zani dhe ndryshimi për banorët e California’s dhe prioritet kam klasën punëtore, edukimin, përmirësimin e shkollave, të tansportit, me ndërtue rezervuare ujore dhe shkollim falas për studentët e California’s”, premton kandidati Demokrat Klement Tinaj, (www.klementtinajforgovernor.com).