Njoftim me randësi, ulen denimet për kerret që nuk regjistrohen me kohë

Ministria e Punëve të Mbrendshme (MPB) ka njoftue qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 16 Nandor, ka zbritë taksat administrative (dënimet) për rastet të cilave ju ka kalue afati prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit.

Ndryshimet e taksave administrative për rastet e vazhdimit të regjistrimit dhe ç’regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike janë si ma poshtë:

Taksat për vazhdim të regjistrimit të automjeteve dhe mjeteve tjera motorike që kanë kalue afatin prej 30 ditësh nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit dhe nuk janë ç’regjistrue, si dhe taksat për ç’regjistrim të automjeteve mbas skadimit të afatit prej 30 ditësh.

“Për automjetet nën 3.5t për çdo 30 ditë — nga 25 euro zbret në 10 euro;
Për automjetet 3.5t dhe mbi 3.5t për çdo 30 ditë ——- nga 50 euro zbret në 20 euro;
Për motoçikleta për çdo 30 ditë, asht përcaktue taksa prej 5 euro”, ka njoftue MPB’ja.