Nobelistët e Ekonomisë: E ardhmja e euros e pasigurtë…

ID:84124871

Elita e ekonomistëve globalë besojnë se e ardhmja e euros është e pasigurt dhe paralajmërojnë një krizë të mëvonshme financiare. Një rrezik që është lënë pas dore, pasi udhëheqja politike, kohët e fundit është e fokusuar në çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, apo mundësinë e një konfrontimi bërthamor mes SHBA dhe Koresë së Veriut.

Pak para takimit të gjashtë fituesve të Çmimit Nobel që mbahet çdo vit në Lindau në Gjermaninë jugore, gazeta Die Welt kërkoi nga 18 ekonomistët me i komentue problemet aktuale të Ekonomisë Botnore.

Ekonomistët dyshojnë se bota financiare nuk ka me qenë e pregaditun në mënyrë adekuate për krizat e ardhshme.

“Ekonomike asht si energjia, funksionon në nji qark të mbyllun”- thotë Daniel MakFanten, i cili u nderue me Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2000.

“Na nuk kemi mjetet për me i monitorue, rregullue dhe menaxhue luhatjet. Kjo asht arsyeja pse kriza e ardhshme financiare asht e pashmangshme”- tha ai.