Nora Ahmetaj: Serbia i ka borxh Kosovës gati 2 miliardë dollarë pensione

Mbas rastit ne Strasburg, në Gjykaten per te Drejtat e Njeriut, ku nji çift e fitoi rastin ndaj Serbise per pensione, Serbia ne vend se me ule kryet e me kerkue falje, e ka ndryshue legjislacionin tue ia pamundësue shqiptarëve kërkesën për pensionet e papagueme.

Kështu tha në edicionin qendror të lajmeve të Televizionit Rrokum, Nora Ahmetaj, nga Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim.

Qysh tha ajo, me kalkulime paushalle Serbia i ka borxh Kosovës rreth 2 miliardë euro.

“Serbët e Kosovës marrin pensione edhe prej Qeverisë së Kosovës edhe prej asaj serbe. Ka edhe boshnjake që marrin, besoj edhe turq. Ka edhe shqiptare që shkojnë në Serbi dhe marrin pensione, këto të dhana i ka Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, theksoi Ahmetaj për Rrokum.