Normaliohen marrëdhaniet Turqi-Izrael. Emnohet ambasadori izraelit në Ankara

Zadhanësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Emmanueal Nahson, në deklaratën e tij për gazetarin e Anadoly Agency, tha se Eitan Naeh asht emnue si ambasador i Izraelit në Ankara.

Mbas krizës së “Mavi Marmara” e cila ndodhi në vitin 2010 mes Turqisë dhe Izraelit, për normalizimin e marrëdhëanieve në fund të muejit Korrik ishte nënshkrue marrëveshje.

I ngarkuemi diplomatik i Izraelit në Ankara, Amira Oron, në nji deklaratë për gazetarin e AA në muejin Gusht kishte theksue se, “Jemi në fillim të normalizimit. Kur marrëdhaniet tona të kalojnë në nivelin e ambasadorëve, besoj se aktivitetet mes dy vendeve kanë me u rritë edhe ma shumë.”

thumbs_b_c_167b9444793e8815991abbff032e6621-650x358