Norvegjia e ban nji hap të madh, lejon amerikanët afër kufinit rus!

Shtetet e Bashkueme kanë me i vendos 330 ushtarë në Norvegji, ka njoftue mbramë qeveria e këtij vendi, në nji lëvizje që me gjasë ka me shqetësue Rusinë fqinje.

Këta ushtarë amerikanë kanë  me u vendos në bazën ushtarake Vaernes, afro 1 mijë kilometra nga kufini i Rusisë.

Tash, Shtetet e Bashkueme kanë pajisje ushtarake në Norvegji, që asht aleate e NATO’s, por jo ushtarë.

“Asht madhore për sigurinë e Norvegjisë, që aleatët tanë të vijnë këtu për me marrë njohuni se si me u operue në Norvegji dhe me forcat norvegjeze”, tha ministrja e mbrojtjes e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide.

Javën e kalueme, Ambasada e Rusisë në kryeqytetin Oslo të Norvegjisë, ka shpreh befasi për idenë e vendosjes së trupave amerikane në Norvegji, tue theksue deklaratat e shpeshta të liderave norvegjezë se Rusinë nuk e shohin si kercënim.