Nostaligjikët e diktatorit Tito qesin në treg birrat “Tito” e “Josip”

Nji birrari e vogël nga Novo Mesto, në Slloveni, ka fitue reklamë pa pagesë kur në Facebook u shfaq nji fotografi nga nji dyqan në Lubjanë në raftet e së cilit shihej birra e tyne “Tito” dhe përkrah saj birra tjetër me emnin “Josip”.

Ky veprim ka nise nji debat nëse në Slloveni lejohet që të komercializohet në këtë mënyrë emni i nji lideri të ish-sistemit totalitar, raporton mediumi serb “N1”.

Birrat në fjalë prodhohen nga nji mikro-birrari familjare, e cila ka nise prodhimin e këtyne birrave në fillim të Gushtit, kur edhe kremtohet dita e birrës në Slloveni, ndërsa ma parë kanë prodhue birra me emnat “Tito”, “Jovanka” dhe “Broz”.