Notë proteste nga Podgorica ndaj Prishtinës për vendosjen e flamurit shqiptar në kufi

Ministria malazeze e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Europiane kanë dërgue nji notë proteste në Prishtinë për vendosjen e flamujve të Shqipnisë dhe mbishkrimet ‘Republika e Kosovës’ dhe ‘Mirë se vini’, që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosë në territorin e Malit të Zi për me kallxue se ku “janë kufijtë e ligjshëm”, shkruen Tanjug.

Flamujt dhe shkrimet, të cilat janë vendosë në mes të kalimit kufitar janë largue dje nga Ministria e Punëve të Mbrendshme e Malit të Zi.

Ndërsa, Podgorica përmes nji shënimi ka paralajmërue Prishtinën për me i parandalue aktivitetet e ngjashme në të ardhmen.