Nuk dihet ende kur ka me u riprocedue Demarkacioni

Ende nuk dihet se kur Qeveria e Kosovës, ka me rikthye sërish për votim në Kuvendin e Kosovës projektligjin për Demarkacionin e kufinit me Malin e ZI.

Faton Abdullahu, këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës, ka thanë për Indeksonline se ende nuk asht paraparë ndonji afat kohor për kthimin e këtij projektligji, por simbas tij së pari kane me u harmonizue qëndrimet e palëve të koalicionit si dhe ka me u bisedue me subjektet tjera që të sqarohen paqartësitë dhe keqkuptimet sa i përket përmbajtjes së këtij projektligji.

“Në këtë fazë nuk mund ta përcaktojmë saktë me ditë se kur kemi me procedue Demarkacionin në Kuvend, por ka me u punue me të gjitha palët e koalicionit në drejtim që kjo të bahet sa ma shpejt që të jetë e mundun tue u mundue që me këtë rast t’i harmonizojmë përpjekjet në njanën anë të shtetndërtimit si proces dhe në anën tjetër ngritjes së kualitetit të jetesës, së qytetarëve tue mos e harrue se në këtë harmonizim duhet dhe të mos e ngadalësojmë procesin e integrimeve europiane”, ka thanë Abdullahu për Indeksonline.

Ai ka thanë se periudhën kohore prej tërheqjes së projektligjit e deri te procedimi, ka me shfrytëzue për sqarime dhe interpretime.