Nuk dorëzohet Kelmendi, rinis iniciativën për takim të liderëve, takimi fillon me ekspertët

Kelmendi: Të zgjedhim vetë problemin, mos të bahemi objekt i shantazheve të Listës Serbe.

Ramiz Kelmendi, deputet i pamvarun ka deklarue se paqartesia ndaj Demarkacionit po i shkon edhe per shtati disa lidereve.

Ai ka akuzue edhe ekspertet se jane te paqarte sa i perket ketij fenomeni, tue shtue se, shpesh ata po i brengose edhe qendrimi ndaj liderave dhe subjekteve te tyne politike.

Kelmendi ka thane se, per hire te qytetareve dhe per hire te se ardhmes, praktikisht duhet me u gjete nji zgjidhje, tue shtue se ekspertet duhet me lane gjuhen e urrejtes, shamjet dhe ofendimet dhe me gjete me nji perafrim.

Ai ka kallxue se ka pase edhe nji takim me liderin e Nismas, Fatmir Limaj, i cili asht per me pase nji tryeze per ekspertet per me arrite deri te nji kompromis. Ai ka thane se ka me vazhdue ende me i takue liderat e vendit per me pase edhe nji perafrim rreth Demarkacionit.

Ramiz Kelmendi perballe Fidan Jupollit ne Rrokum Roll ka theksue se, sa ma shpejt qe te takohen lideret mes vete, aq ma pak ka me pase acarime dhe ofendime mes vete, tue shtue se vendi nuk duhet me shkue ne zgjedhje.

Kelmendi po ashtu, ka kallxue se neser ka me vazhdue takimin me liderin e AAK’s Ramush Haradinaj, tue thane se ka me u takue edhe me Vetevendosjen.

Ai ka thane se, ‘po due qe deputetet e Kuvendit me ngrite doren per ose kunder ne baze te fakteve por jo ne baze te emocioneve e shantazheve te tryshme ne emen te tradhtise’.

Kelmendi ka thane se, sot, 32 mije qytetare kerkojne vende pune, tue thane se vetem 9 mije munden me gjete pune, derisa 22 mije pensionohen dhe vdesin para kohe pa punue asnjihere. Ai ka thane se me rritjen ekonomnike vetem prej 3 %, femite tane kane me jetue shume ma keq se sa na, tue shtue se na duhen 90 vjet me nxane Europen.

Simbas tij, asht fatkeqesi per vendin qe problemet politike kane bllokue edhe proceset e punes dhe zhvillimet e pergjithshme ekonomike.