Nuk hedhet në votim mocioni i VV’s për Veriun

Iniciuesi i interpelancës për çashtjen e pjesës veriore të Kosovës Ismail Kurteshi, në emën të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka kërkue miratimin e nji mocioni, me anë të të cilit qeveria e Kosovës obligohet të ndalojë çdo veprim për ndërtimin e nji lagje kolonizuese në Veri, si dhe të garantojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyne në veri të Mitrovicës.

GP propozon për miratim këtë mocion përmbajtjesor: Qeveria dhe ministrat respektivë të veprojnë në terren për ndalimin e çdo veprimi për ndërtimin e nji lagje kolonizuese në veri. Qeveria duhet të garantojë kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyne në veri të Mitrovicës”, tha Kurteshi.

Mirëpo, kryesuesi i seancës së sotme Sabri Hamiti, tha se ky mocion nuk mund hedhet në votim, për shkak të mungesës së kuorumit.