Nuk ka demarkacion pa konsensus!

Bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe ja ka vështirësue edhe ma shumë punët koalicionit qeverisës për me sigurue votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.
Subjektet opozitare vazhdojnë me qendrue kundër marrëveshjes së Vjenës tue thanë se ky version asht i papranueshëm për ta.

Në këtë situatë vlerësohet se Qeveria ka me u detyrue me kerkue konsensus me opozitën në mënyrë që të mos zgjatet edhe ma tutje procesi i liberalizimit të vizave, mbasi ratifikimi i demarkacionit asht kusht në atë proces.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thanë për Zëri, se asht në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtetndërtuese dhe atyne të ndërlidhuna me cilësinë e jetës së qytetarëve që çashtja e demarkacionit të mos vonohet edhe ma tutje.

Madje, ai ka thanë se pa e specifikue me datë pushteti asht tue ba përgaditje që këtë çashtje ta riprocedojnë.

Simbas tij, dialogu në mes pushtetit dhe opozitës do të duhej të zhvillohej edhe para se të largohet Lista Serbe.