Nuk ka sheja për takim pozitë-opozitë

lidretopozitar

Edhe pse asht parapa që takimi ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë për Demarkacionin me Malin e Zi të mbahet në fillim të Tetorit, deri tashi nuk ka asnji lëvizje nga ana e kryetarit të LDK’s.
Opozita, megjithatë, mbetet e ndame nëse ka me ju përgjigjë apo jo thirrjes eventuale të Mustafës.

Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për të diskutue me opozitën rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ka mundësi të dështojë ende pa fillue.

Ndonëse asht parapa që takimi të mbahet në fillim të Tetorit, deri tash kryeministri Mustafa nuk ka ecë asnji hap drejt takimit të përbashkët, shkruen sot gazeta “Zëri”.

Derisa AAK’ja e “Nisma” mbeten në dyshim nëse kanë me ju përgjigjë apo jo ftesës eventuale të kryeministrit, Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se takimi nuk ka hiq randësi, nëse paraprakisht nuk shqyrtohen 5 pikat e prezentueme nga ky subjekt, lidhun me po këtë marrëveshje.