Nuk kanë me kandidue në poste publike personat e denuem

kadriaaa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësue krejt normale ardhjen e tij në krye të PDK-së pa kundërkandidat, tue thanë se kjo asht praktikë normale dhe tue marrë shembujt e partive të tjera të djathta të demokracive ma të mëdha dhe ma të konsolidueme të Europës.

Veseli deklaroi se shkelës abuzues e persona të korruptuem ka në PDK dhe në secilën parti të Kosovës, por asht punë e prokurorisë dhe gjyqësorit që me punën e tyne.

Gjithashtu, ai në intervistë për Telegrafin tha se ka me ba atë që asht e mundun që nga kandidaturat e Partisë Demokratike të Kosovës për poste publike të filtrohen e mos të përfshihen personat që kanë marrë denime të formës së preme prej gjykatave.

Veseli thotë se Partia Demokratike e Kosovës ka nji partneritet shumë të qëndrueshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe i ka ftue edhe njiherë përfaqësuesit e opozitës që me ju rikthye rrugës institucionale dhe me i pranue propozimet e bana nga ai për të mirë të tyne, por edhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.