“Nuk kemi qenë 11, por 10 milionë shqiptarë”

Mërgim Mavraj fitoren ndaj Rumanisë ja ka dedikue tifozëve shqiptarë, të cilët edhe i ka falënderue për mbështetjen që ja kanë ba Kombëtares.

“Nuk kemi qenë 11’të, por kemi qenë 10 milionë shqiptarë, falenderojë të gjithë ata që na kanë përkrahë mbas dy humbjeve, mbështetja ka qenë fantastike, kisha dashtë që në këto momente me qenë në Tiranë dhe Prishtinë. Kjo asht nji fitore për popullin tonë”