Nuk ndalet Erdogan: Bastisje në 44 kompani, urdhën arresti për drejtuesit

Policia turke filloi nji bastisje masive në 44 kompani njikohësisht në Stamboll mëngjesin e sotëm dhe kishte urdhën për me i arrestue 120 drejtuesit e kompanive, si pjesë e spastrimeve mbas grushtit ushtarak të shtetit muejin e kaluem, njoftoi agjencia shtetnore turke “Anadolu”.

Agjencia raportoi se kompanitë janë akuzue për dhanien e mbështetjes financiare për lëvizjen e klerikut mysliman me bazë në SHBA, Fethullah Gulen, i cili akuzohet për orkestrimin e puçit të 15 Korrikut.

Policia nisi kërkimet në rrethet Uskudar dhe Umraniye të Stambollit, tue përfshi ndërtesat e disa kompanive, raporton “Anadolu” .