Nuland: Demarkacioni asht në rregull, SHBA qe 20 vjet po investon në pamvarësinë e Kosovës

“Kuvendi i Kosovës duhet që, gjatë kësaj vere, me gjetë zgjidhje sa i përket çashtjes së Demarkacionit me Malin e Zi”, ka thanë ndihmëssekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland, në nji intervistë për televizionin publik.

Simbas saj, “debati për këtë çashtje në Kuvend asht relativisht artificial dhe problemi asht i sajuem”.

Nuland ka potencue se “Kosovës i duhet nji Kuvend funksional, ku politikanët debatojnë për me gjetë zgjidhje të çashtjeve, e jo me hedhë gaz lotsjellës ose me bojkotue e me ba gjana të tilla”.