Nuland ‘godet’ Serbinë, çka thotë ajo për Rusinë!

Serbia nuk duhet me zgjedhë midis Rusisë dhe Amerikës, ka deklarue në Beograd ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.

“E kuptojmë se Serbia ka nji bashkëpunim afatgjatë me Rusinë dhe se lidhjet e saj me të janë të forta, familjare, kulturore dhe fetare… nuk shohim ndonji kontradiktë në faktin se Serbia ka marrëdhanie të mira me Serbinë dhe SHBA’n. Nuk mendojmë se duhet t’ju kerkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin anë”, ka thanë Nuland në Beograd.

Ajo ka shtue se edhe SHBA ka biseda të mira dhe të drejtpërdrejta me Rusinë.

Nuland ka thanë se SHBA ka me mbështetë Serbinë në rrugën e saj europiane dhe ka theksue randësinë e vazhdimit të dialogut politik midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetun nëse SHBA, në fund të normalizimit të marrëdhanieve Beograd-Prishtinë, ka me kërkue nga Serbia me njoftë Kosovën, Nuland ka thanë: “Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtim të duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim se si ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi ka me zgjatë dhe na jemi shpreh të gatshëm me përshpejtue dhe me ndihmue atë”.

Nuland, përpara Beogradit, ka vizitue edhe Prishtinën e Shkupin.