Nuland në Kosovë: Qe kush po e pret e me kend ka me u takue

Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA, Victoria Nuland ka mbërri në Kosovë sot në mëngjes. Ajo asht pritë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, me të cilin pati nji takim.

Mbas takimit me presidentin e vendit, nënsekretaren e shtetit të SHBA’ve, Victoria Nuland po e pret kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, raporton Rrokum TV.

Ndërsa ma vonë atë kanë me e pritë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Zv.Hajredin Kuqi, ministri Enver Hoxhaj si dhe Zv.Kryeministri serb, Branimir Stojanovic.

Rrokum TV raporton se ambasadori amerikan Greg Delawie asht tue përcjellë çdo takim dhe po merrë pjesë në to. /Rrokum.TV

13621319_10153767040957151_138454651_o 13633416_10153767042392151_767699744_o