Nuland në Shqipni ka ba nji vlerësim të naltë

Takimin e parë gjatë vizitës së saj 4 orëshe në  Tiranë, Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Victoria Nuland e ka zhvillue me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Gjatë takimit, Ndihmës Sekretarja Nuland shprehu mbështetjen e SHBA’ve në proceset demokratizuese, integrimin e matejshëm euroatlantik si dhe në prosperitetin e Shqipnisë dhe shqiptarëve në rajon.

Ajo theksoi se, reforma në drejtësi mbetet nji prioritet i naltë në marrëdhaniet SHBA-Shqipni dhe për përparimin e Shqipnisë drejt BE’s.

Në vazhdën e vendimeve të marra gjatë Samitit të NATO’s në Warsawa, Nuland vlerësoi rritjen e kontributeve të Shqipnisë në kuadër të misioneve të aleancës dhe luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.