Nuland nesër në Kosovë, qe me kend takohet!

Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA, Victoria Nuland, ka me qendrue nesër në Prishtinë, ku edhe pse asht ditë pushimi, do të ketë takime me drejtuesit ma të naltë të Kosovës.

N’agjendën e takimeve, që nisë herët ajo parashihet që të parin me takue presidentin Hashim Thaçin, më pas kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, kryeministrin Isa Mustafa që do të shoqnohet nga ministrat e punëve të jashtme dhe drejtësisë, Enver Hoxhaj e Hajredin Kuçi, si dhe në fund do ta ketë nji takim me zavendësin serb të Mustafës, Branimir Stojanovic.

Mbas vizitës në Kosovë që pritet me përfundue rreth orës 11:00, Nuland ka me udhëtue për në Shqipni ku pritet me u takue më kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD’s, Lulzim Bashën.