Nuland nuk takoi opozitën në Kosovë, ndërsa në Shqipni po

Diplomatja e naltë amerikane Victoria Nuland erdhi në Kosovë tue dhanë porosi të qarta për politikanët kosovarë.

Ajo që ka ra shumë në sy gjatë kësaj vizite disa orëshe në Prishtinë asht bojkotimi total që diplomatja amerikane i bani opozitës kosovare.

Derisa, mbasdite sot ajo ka me qëndrue në Tiranë dhe ka me i takue liderët shtetnorë të Shqipnisë, përfshi edhe liderin opozitar, Lulzim Bashën, ajo në Prishtinë shmangu drejtuesit e tri partive opozitare.

Madje për këtë mostakim, edhe pse asht zbardhë disa ditë ma herët agjenda e takimeve, nuk ka pasë asnji reagim nga zyrtarët e këtyne partive.