Numërimi asht kry mbramë, tash po priten rezultatet

Valmir Elezi, zadhanësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, ka dhanë nji sqarim rreth publikimit të rezultateve preliminare.

Simbas tij, numërimi i krejt votave ka përfundue mbramë.

Thotë se deri te publikimi i rezultateve finale vjen mbasi KQZ t’i rregullojë disa probleme teknike me faqen zyrtare të KQZ’s.

“Numërimi ka përfundue mbramë në vendvotime, ka mbet m’u procedue të dhanat edhe për rreth 10% të vendvotimeve dhe të publikohen në linkun e KQZ’s”, ka thanë Elezi.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka ran përsëri.

Që prej ores 02:34 minuta kur asht ba përditësimi i votave online, kjo faqe ka mbet në kuadër të 91 për qind dhe ende nuk ka arritë me përditësue në 100 për qind të dhanat nga qendrat e votimit.