Numri 2 i Amerikës ma s’pari e takoi kryeministrin e vendit

Nënpresidenti i SHBA’ve Joe Biden tashma ka arritë në Kuvendin e Kosovës dhe ka hy në takim me kryeministrin Isa Mustafa.

Në takim janë të pranishëm dhe zavendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Branimir Stojanovic dhe ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Mbas takimit me kryeministrin, nënpresidenti Biden pritet me u takue edhe me presidentin Hashim Thaçi ku asht paralajmërue edhe nji konferencë e përbashkët për media.

Biden dhe bashkëshortja e tij kanë arritë mbramë në Prishtinë ku sot kanë me qenë të pranishëm në emërtimin e nji rruge me emnin e djalit të tyne të ndjemë.

 

2-bidenmutafa