Keni me u befasue nga numri i serbëve qe janë pajisë me dokumente të Kosovës!

Me gjithë hezitimet, pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritë interesimin për me u pajis me dokumente të Republikës së Kosovës.

Simbas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më problem dhe temë tabu siç ka qenë para disa viteve.

 Adriana Hoxhic, zyrtare egzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore, tha për Radion Europa e Lirë se qytetarët serbë në veri të Kosovës çdo ditë e ma shumë po pajisen me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

“Aplikimi për dokumente të Kosovës nuk asht më temë tabu për qytetarët e Mitrovicës veriore. Në komunën tonë e kemi qendrën civile, e cila punon në këtë drejtim dhe çdo ditë kemi numër të madh të qytetarëve të cilët lirshëm vijnë dhe aplikojnë për dokumente të cilat u nevojiten”, tha Hoxhiq.

Ministria e Punëve të Mbrendshme asht ka ba te ditun per REL se deri më tash në komunat veriore të Kosovës, në Leposavic, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, me letërnjoftime janë pajis mbi 26,100 qytetarë, kurse me dokumente të udhëtimit – po në këto komuna – janë pajis 2,183 persona.