Numri i viktimave po rritet, tashma janë 25. Nesër ditë zie n’Maqedoni

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka konfirmue se si pasojë e motit të keq, kanë humbë jetën të paktën 25 persona.

Deri tash janë identifikue 13 viktima, në mesin e tyne edhe 7 shqiptarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë për nesër ka caktue ditë zie në Maqedoni dhe 15 ditët në vazhdim, shteti ka me qenë në gjendje të jashtëzakonshme.