Numri qe ju shokon i personave t’arrestuem mbas puçit në Turqi

Rreth 32 mijë persona u arrestuen në kuadër të hetimit mbi tentativën për grusht shteti që ndodhi më 15 Korrik në Turqi, që Ankaraja akuzon ish-predikuesin Fethullah Gulen, njoftoi sot ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag.

“Që prej 15 Korrikut, hetimet mbi rreth 70 mijë persona u hapën dhe rreth 32 mijë u arrestuen”, deklaroi Bozdag për kanalin televizv NTV.

“Arrestime të tjera mund të ndodhin, gjithashtu disa nga personat e arrestuem munden me u lirue nën kontroll gjyqësor dhe disa të tjerë me u lirue krejtësisht pa asnji denim që me peshue mbi ta”, vazhdoi ministri.