Nurellari: Listat e mbylluna zgjedhore ndalojne 3 lloje te korrupsionit

“Faktikisht, tema e listave te mbylluna u hape edhe ne Shqipni… ka nji mit kogja te paqene”, tha mysafiri i dyte ne Rrokum Roll, keshilltari politik i Presidentit Thaçi, Adri Nurellari.
Simbas tij, listat e hapuna munden me krijue hapesina per ma shume korrupsion te deputeteve, per arsyen se atyne i duhen me formue fonde per fushate zgjedhore jo veç si parti, por edhe si individ.
“Me randesi te madhe asht demokracia e pergjithshme politike, jo mes partive politike”, tha nder tjera Nurellari, tue theksue se listat e hapuna nuk domethane se kane me sjelle ma shume demokraci te mbrendshme ne parti.

E se listat e mbylluna jane ma te mira, Nurellari e dha edhe nji arsye:

“Eliminohet shtysa e politikaneve per me vjedhe vota”.

Tue i permend dy seancat parlamentare te Parlamentit te Shqipnise, ai tha se per shkak te listave te hapuna Parlamenti u kthye ne “dyzine”.

Adri Nurellari foli edhe per prioritetet e Presidentit te sapozgjedhun Thaçi.

“Zotni Thaçi i ka ba te qarta prioritetet e tij si President. Mbrenda kompetencave ka shpalle se ka me i shtye reformat ne drejtesi ma perpara”.
“Sfida kryesore e Thaçit asht me perqendrue vemendjen ne debatin politik, me i lane anash hatermbetjet dhe me i zgjidhe problemet ne te cilat asht vendi”, tha krejt ne fund Nurellari.