Invalidët kërcënojnë me protesta nga 1 Shtatori nëse nuk ju plotësohen kërkesat

Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK;s nuk asht e kënaqun me paret e ndame nga qeveria për rehabilitimin shëndetësor.

Kjo shoqatë në nji reagim u ka ba thirrje krenave të shtetit që me i plotësue kërkesat e saj, përndryshe kanë me u përballë me protesta në Shtator.

“SHIL i UÇK’s kërkon nga Presidenti, Kryeministri dhe Kryeparlamentari që kërkesat e SHIL të UÇK’s urgjentisht të shqyrtohen mbrenda këtij mueji, ose nga 1 Shtatori ballafaqohen me protesta të invalidëve deri në realizimin e kërkesave te tyne, andaj çkado që ndodh gjatë atyne protestave përgjegjësinë ka me marrë vetë Qeveria e Kosovës,” thuhet në reagim.

Shoqata ban me dije se me 11 Gusht gjatë nji takimi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi u ka premtue plotësimin e shpejtë të kërkesave të tyne, por kjo nuk ka ndodhë.

Simbas shoqatës, mjetet e dhana nga Qeveria për rehabilitimin e invalidëve në mbledhjen e djeshme mbulojnë vetëm nji pjesë të vogël të kërkesave të invalidëve të luftës së viteve 1997-1999.