Nxanëset serbe shesin trupin te shqiptarët për 10 euro! (video)

Gjendja e randë ekonomike në jug të Serbisë ka ba që njerëzit të gjenden në mënyra të ndryshme, madje femnat edhe tue shitë trupin e tyne për vetëm 10 euro.

Simbas mediave serbe, vajzat e reja serbe nga Vrajna po e shesin trupin e tyne te shqiptarët, për vetëm 10 euro apo nji palë xhinse, shkruen gazetametro.net.

Gazeta serbe Kurir tue ju referue nji vajze me inicialet P. F. nga Vranja, shkruen se ajo me ndihmën e prindëve dhe miqve arriti me dalë nga ferri i prostitucionit.

Por tash asht tue kalue në trajtimin për mvarësinë ndaj drogës.

Për këtë ju hedh fajin shoqeve të shkollës të cilat i akuzon se e kanë futë në këtë biznis të pisët.

“Kanë parë se jam e dëshpërueme, pa asnji metelik, me xhinse të arnueme, me xhaketë të vjetër të nanës. Dinin gjithçka për mue dhe më joshën”, ka thanë ajo për gazetën serbe.

“Shokët më derguen me taksi në Preshevë ku edhe pata marrëdhanie me nji djalë të ri shqiptar, ku fitova 30 euro dhe nji palë xhinse të reja”, tregon vajza tue shtue se ishte kthye në shtëpi shumë e lumtun.

Ajo thotë se asht vetëm nji nga shumë vajza që në këtë mënyrë përpiqen me fitue pare.

Vajza me inicialet P.F. tregon se ka pasë shumë situata të randa kur prindit kanë kuptue se vajzat e tyne po bajnë këtë punë.

Simbas saj ata kur kanë kuptue se ato me javë të tana nuk po shkonin në shkollë, kanë shkue vet në Preshevë për me i kthy mbrapsht në shtëpi.

Ndërsa në polici, gazetës Kurir i kanë thanë se prostitutat e mituna rekrutohen në shumë qytete, por Vranja prin për këtë, ngase asht udhëkryq kryesor për në Kosovë, Maqedoni dhe Bullgari.

 


ŠOK I NEVERICA: Učenice iz Vranja prodaju svoje… by BosSnian_guy