Nxanësit e Kamenicës, fotot e fundvitit me veshje ushtarake e alkool

Nxanësit e shkollës së mesme “Ismail Qemali” në Kamenicë, fotografitë e fundvitit i kanë realizue me alkool përpara tyne

Këto fotografi, të shoqnueme edhe me uniforma ushtarake, nxitën reagimin e asambleistëve komunalë, e po ashtu edhe të Kryetarit të Komunës, i cili ftoi në takim urgjent Drejtorin e Arsimit dhe atë të shkollës.

Nga këta, Begzad Sinani mori vesh se fotografitë nuk janë pjesë e panos vjetore.

E, drejtori i shkollës tha se këto fotografi janë shqetësim, por ka sigurue se pano ka me u realizue konform rregullave të shkollës dhe drejtorisë.